Teksa përpiqeshin ta çmontonin shpërthen bomba më e madhe e Luftës së Dytë Botërore

0
235

Bomba më e madhe e gjetur ndonjëherë në Poloni e cila daton nga Lufta e Dytë Botërore shpërtheu ditën e martë nën ujë, derisa zhytësit e marinës u përpoqën ta çmontonin atë.

Më shumë se 750 njerëz u detyruan të avakuoheshin nga zona afër Kanalit Piast jashtë qytetit Swinoujscie ku edhe u gjet bomba Tallboy e përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Britanike (RAF); bomba peshonte gati 5,400 kilogramë përfshirë dhe 2,400 kilogramë eksploziv.

“Objekti tani mund të konsiderohet si i neutralizuar dhe nuk do të paraqesë më kërcënim.Të gjithë zhytësit e minave ishin jashtë zonës së rrezikut”-u shpreh Togeri i Dytë, Grzegorz Lewandoëski, njëherësh zëdhënësi i Flotiljes së 8-të i Mbrojtjes Bregdetare

Qyteti i Swinoujscie përmban një terminal të gazit të lëngshëm natyror, mirëpo, një zëdhënës i kryebashkiakut tha se askush nuk u lëndua si dhe nuk pati dëmtime të infrastrukturës.

Ora news