Telefonata/ Polici kërkon të shtyjë dasmën ku ishte vetë i ftuar, jep të dhëna të rreme tek salla policore

0
171

Në dosjen e hartuar nga prokuroria në kuadër të operacionit “Rei” zbulon dhe “favoret e vogla”. Efektivi i patrullës së Përgjithshme të komisariatit nr 1 në Tiranë ka kërkuar favor për të mos mbyllur dasmën ku ai ishte vetë i ftuar.

Sipas dosjes hetimore rezulton se në 14 Gusht 2021 rreth orës 00:40, Arjan Balla, është njoftuar nga salla operative që së bashku me kolegun Jashar Shehu, të kryente një verifikim në lagjen “Shkozë” pasi kishte ardhur një telefonatë në sallën operative se te firma “…” kishte vallë, muzik të lartë dhe po shqetësoheshin banorët jashtë orarit policor.

Arjan Balla, lajmëron sallën operative se telefonata ishte e rreme. E njëjta situatë përsëritet në orën 01:15 dhe 01:20, ku përsëri punonjësit e policisë, të cilët shkojnë në vend raportojnë në sallën operative se telefonata ishte e rreme.

“Në përgjimet e shtetasit Durim Murja, është fiksuar komunikimi i Arjan Balla me Durim Murja, ku rezulton se Durimi ishte pjestar i dasmës objekt ankese, në sallën operative dhe ju kërkon kolegëve të tij qe të mos jua ndërpresin dasmën edhe për njëfarë kohe

Ne bisedë Arjan Balla, shprehet i shqetësuar për ankesat në sallën operative duke përcaktuar kështu dijeninë e tij të plotë për të vërtetën duke vërtetuar se raportimi i tij në sallë për telefonata të rreme është e pavërtetë.”

Nisur nga shkeljet e vazhdueshme në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.