Temperatura deri ne 32 gradë, parashikimi i motit për sot

0
142

Sipas MeteoAlb: Zhvillim i një qëndre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin perëndimor do të ndikoj kushtet e motit edhe në territorin Shqipëtar duke sjell, kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira kalimtare por pa mundur të sjellin shira.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova
Orët e para të ditës sjellin kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në Kosovë. Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat përkohsisht të bëhen më të dukshme në po thuajse të gjithë republiken e kosovës, pasi mbrëmja i dobëson gradualisht vranësirat.

Maqedonia e Veriut
Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të sjellin në MV mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshëm, POR nuk do të krijojnë mundësi për reshje shiu në MV./abcnews.al