Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.
Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit.
SHMU bën të ditur edhe temperaturat për qytetet kryesore të vendit, ku Bajram Curri shënon edhe vlerat më të ulëta të temperaturave minimale dhe maksimale, përkatësisht 0 dhe 5 gradë celcius. Ndërkohë këto temperatura në Kukës do të jenë 2 dhe 6, në Peshkopi 1 dhe 6, ndërkohë në Tiranë dhe Elbasan vlerat do të jenë 9 dhe 16 gradë celcius.