Sipas MeteoAlb, do të vijojë Shqipëria nën mbizotërimin e masave ajrore me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe të ngrohtë; Orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./ abcnews.al