Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

0
18

Për ditën e Martë reshje shiu të cilat në veriperëndim do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Për ditën e Mërkurë reshjet në veriperëndim vijojnë me intensitet mesatar dhe të lartë por reshjet me intensitet të lartë përfshijnë në orët e pasdites dhe mbrëmjes një pjesë të madhe të territorit.

Për ditën e Enjte reshjet deri në orët e mesditës me intensitet mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Ndërkohë edhe ditën e Premte reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriperëndimit ndërsa në pjesën tjetër të territorit mesatar deri dhe të lartë.

Gjithashtu për ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte pritet edhe erë tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 5-12 m/s dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 22-26 m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë në dete të forcës 5-7 ballë.