Rusët janë duke u përballur me të nxehtin më të madh në njëqind vjetët e fundit, pasi temperaturat arritën 35 gradë nëpër disa qytete të enjten. Në Moskë u thye një rekord i vitit 1917. Në Moskë, ku temperaturat ranë minus 40 gradë dimrin e kaluar, më 3 korrik temperaturat u rritën në 32.7 gradë, duke e thyer një rekord të vitit 1917 për atë ditë për gjysmë grade, tha qendra meteorologjike FOBOS.
Rekordet u thyen nga bregdeti rus në Paqësor dhe nga pjesët e Siberisë dhe ato evropiane të Rusisë, tha FOBOS. Moti i nxehtë i ka rritur shumë kërkesat për kondicionerë ajri dhe ventilatorë. Në Moskë, qytetarët porositën sasi rekorde të akulloreve e pijeve alkoolike të ftohta. Udhëtarët në metro dhe në shumë trena u shërbyen me ujë.