Për ditën e premte moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra në relievet e larta malore.
Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 24/38 | diell |
Kukës | 21/35 | diell re pak shi |
Lezhë | 22/37 | diell |
Dibër | 19/34 | diell re pak shi |
Durrës | 24/35 | diell |
Tiranë | 25/37 | diell |
Elbasan | 24/40 | diell |
Berat | 21/39 | diell |
Vlorë | 24/36 | diell |
Korcë | 20/33 | diell re pak shi |
Gjirokastër | 19/39 | diell |
Sarandë | 22/34 | diell |