Temperaturat e ulëta dhurojnë pamje fantastike në Pogradec

0
162

Pogradeci u zgjua sot me skulptura të akullta duke sjellë pamje fantastike për qytetarët dhe turistët.

Në këto ditë të ftohta të janarit ku temperaturat kanë shënuar disa gradë nën zero, skulptorët e natyrës, era i ftohti dhe uji i liqenit, gdhendën kryeveprat e tyre për t’u ofruar qytetarëve një pamje mahnitëse.

Bashkia Pogradec ka postuar fotogaleri nga Pogradeci ku fuqia e natyrës ka skulpturuar me akull bregun e liqenit si një ekspozitë mahnitëse arti.

“Mirëmëngjes, me këto pamje fantastike nga Pogradeci”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë i cili vizitohet në të katër stinët.