Prej afro dy muajsh, qarku i Elbasanit është përfshirë nga temperaturat që shkojnë deri në 43 gradë Celsius.
Për pasojë, ata që kanë mundësi ikin me pushime në Pogradecin e freskët, ndërsa të tjerë largohen nga zona urbane.
Zgjedhin hijet e pemëve për të përballuar të nxehtin.
Disa gjejnë freski për pak minuta te çezmat publike.
Gjithsesi të gjithë thonë se mezi po i përballojë këto temperatura. Vështirë shumë, nuk kemi çfarë të bëjmë është koha. Do detyrohemi ta përballojmë, kjo është e përgjithshme, por për ne pensionistët është e vështirë. Çdo gjë d o kalojë, shpresojmë për më të mirën,” thotë një qytetare.
Nën të nxehtin ekstrem ka edhe nga ata që lexojnë libra në natyrë.
“Lexojmë ndonjë libër, marrim ajër të pastër, relaksohemi,” thotë një qytetar.
Ja kështu dalim te parku për freski,” thotë një qytetare tjetër.
Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në shëndetin e banoreve, pasi sipas informacioneve nga Spitali, në Urgjencë ka pasur shtim të rasteve gjatë këtyre muajve