Temperaturat nën 0°C ditën e sotme

0
166

Sipas MeteoAlb orët vijuese mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veri – verilindor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë. /abcnews.al