Temperaturat pësojnë ulje të lehtë, parashikimi i motit për këtë të diel

0
45

Këtë të diel, orët e paradites mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në  zonat malore.

Po ashtu, do të ketë shtim të lagështirës në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të mbetet me vlera konstante duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

 

Top Channel