Vala e të nxehtit që ka prekur shumë vende të botës duke regjistruar temperatura mbi 46 gradë celcius, sipas një studimi të fundit ka shkaktuar edhe rritjen e dhunës në familje. Raporti evidenton një shtim me 6% të fenomenit.
Rritja me 1 gradë celcius e temperaturës mesatare vjetore të globit ka ndikuar në rritjen e dhunës fizike dhe seksuale në familje në mbi 6% deri në muajin qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare
Raporti i së mërkurës i publikuar në JAMA Psychiatry tregon se India kishte normat më të larta të dhunës, 8% asa fizike dhe 7.3% gjatë intimitetit.
Studimit të Universitetit Fudan në Shangai, i shtohet fakti se gratë janë viktimat e dhunës në pjesën më të madhe të rasteve.
Studiuesit shpjegojnë se temperaturat e larta shkaktojnë rritjen e stresit, rrisin agresionin dhe përkeqësojnë sëmundjet mendore.
Ndikimi i vërtetë i ndryshimeve klimatike në shëndetin mendor publik nënvlerësohet për shkak të shumë rreziqeve të tjera shëndetësore përshkruan studimi.
194,871 vajza dhe gra të moshës 15-49 vjeç nga India , Pakistani dhe Nepali janë pjesë e raportit përmes përvojave të tyre personale shkruan The Guardian.
Shumë vende në mbarë botën janë tashmë në kontrollin e temperaturave ekstreme dhe valëve të të nxehtit. Këtë muaj, India po raporton temperatura deri në 45 gradë celcius dhe dhjetëra vdekje të lidhura me të nxehtin.
Teksasi ka hyrë në javën e tretë të temperaturave deri në 46 gradë celsius, të pazakanota për muajin qershor.
Edhe Kina nuk i ka shpëtuar kësaj vale, ndaj u bëri thirrje njerëzve në qytetet veriore të qëndrojnë brenda pasi temperaturat mbi 40C po thyejnë rekordet e temperaturave të regjistruara ndonjëherë