Është verë rinovimi në “Old Trafford”. Manchester United ka nevojë për një shkundje të mirë pas gati një dekade pa fituar gjë. Askush nuk ka qenë në gjendje të mbushë boshllëkun e lënë nga Sir Alex Ferguson që kur skocezi u largua nga pankina e Djajve të Kuq në 2013.
Pak gëzime ka shijuar familja e United, e cila nuk ka festuar një trofe të saj për pesë vjet, qëkur skuadra u stërvit nga José Mourinho dhe mposhti Ajax në finalen e Europa League.
Një javë punë i ka mjaftuar trajnerit të ri për të hartuar listën e futbollistëve që ikin gjatë verës. Paul Pogba, Juan Mata, Edinson Cavani, Jesse Lingard dhe Nemanja Matic kanë përfunduar kontratën dhe Ten Hag nuk ka dashurin asnjërin të rinovojë, por shpreson të lirojë deri në nëntë lojtarë të tjerë.
Anthony Martial është një prej tyre. Dean Henderson do të largohet si huazim te Nottingham Forest, i promovuar së fundmi në Premier League. Andreas Pereira, i cili ka luajtur këtë sezon si i huazuar te Flamengo, dëshiron të vazhdojë në Brazil. Për momentin, i vetmi klub që ka shfaqur interes për të ka qenë Fulham.
Eric Bailly dhe Victor Lindelöf janë të tjerë në listën e Ten Hag, ashtu si edhe mbrojtësit e krahut Alex Telles dhe Brandon Ëilliams (në huazim). Ka dyshime për Aaron Wan-Bissaka, për vlefshmërinë e tij për skemën Ten Hag.
Nëse ai përmirëson praninë e tij sulmuese gjatë parasezonit dhe i bën përshtypje menaxherit të tij të ri, ai mund të qëndrojë në Manchester, përndryshe ai do të bëhet thjesht një emër tjetër në sallën e nisjes.
(BalkanWeb)