Kërkesa e përsëritur e avokatëve për të pasur në dispozicion disa deklarime të tjera të të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, që nuk janë pjesë e këtij gjykimi, shkaktoi tensionë në seance.Prokurorët vunë në dispozicion të mbrojtësve vetëm një procesverbal, të cilit i janë hequr disa faqe, ku i penduari flet për cështje që nuk janë objekt i gjykimit.
“Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë, ku vetem 25 per qind është këtu. kush mbron Plarent Dervishajn nga ju, kush mbron Suel Çelën, kush i mbron trafikantët e tjerë të drogës?” u shpreh bashkëpuntori i drejtësisë Erion Alibej.
Me tej i penduari tha se ka familjarë që ju rrezikohet jeta nga deklarimet e tij per shkak te emrave qe ka permendur./vizionplus.tv