Tensione mes vendeve/ Erdogan mesazh Athinës: “Mos u mundoni të luani me Turqinë se do lodheni e do ngelni rrugës”

0
138

Presidenti turk Erdogan deklaroi se Turqia do të ndalonte bisedimet me Greqinë për shkak të një mosmarrëveshje me kryeministrin grek dhe të asaj që Ankaraja e quan shkelje të hapsirës ajrore.

Erdogan tha të mërkurën se Turqia kishte anuluar Këshillin Strategjik të Nivelit të Lartë, një platformë kjo bashkëpunimi mes dy palëve.

“Ju vazhdoni të jepni shfaqje me avionët tuaj. Cfarë mendoni se po bëni? A nuk keni marrë mësime nga historia? Mos u mundoni të luani me Turqinë se do lodheni e do ngelni rrugës,” tha kryeministri turk në deklaratën e tij.

Turqia dhe Greqia kanë pasur një sërë mosmarrveshjes me çështjen detare, hapësirën ajrore, refugjatët dhe Qipron, raporton Al Jazeera.