Presidentja e Tajvanit duke u përgjigjur presioneve ushtarake të Kinës thekson se nuk do ndryshojë mënyrën demokratike të jetesës.
“Sa më shumë që arrijmë, ne përballemi me presion më të madh nga Kina”, tha Tsai për mediet.
Madje ajo shton se nuk mund të detyrohen për të ndjekur rrugën që Kina ka vendosur, duke shtuar se ajo nuk ofron liri, demokraci apo sovranitet.
Fjalimi i saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi Presidenti i Kinës, Xi Jingping u zotua për “ribashkimin”.
Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin.
Në ditët e fundit, madje janë dërguar numër rekord të avionëve ushtarakë në zonën e mbrojtur ajrore. Kjo situatë është kritikuar dhe prej Presidentes e cila thekson se situata “është më komplekse dhe më fluide sesa që ka qenë ndonjëherë në 72 vjetët e fundit”.
Tajvani nuk do të “veprojë me nxitim”, por do të forcojë mbrojtjen e tij, tha ajo, ndërsa ripërsëriti ofertën për bisedime me liderët kinezë në mënyrë të barabartë.
Këtë ofertë Pekini deri më tani e ka refuzuar duke e cilësuar Tsain si “separatiste”./OraNews/