Tensionet në veri/ Fatmir Mediu thirrje për “zgjim”: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë, prezenca e ushtarëve serbë tregon qartë për një agresion

0
94

Fatmir Mediu ka bërë një postim ditën e sotme në rrjetin e tij social instagram ku bën thirrje se Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet mblidhet këshilli i sigurisë sa më shpejt pasi situata është urgjente. Duke u nisur nga situata në Veri të Kosovës, Shqipëria nuk mund të mbajë këtë qëndrim sipas Mediut.Veprimet dhe lëvizjet nga serbët tregojnë qartazi agresionin luftarak, dhe e krahason këtë situatë me luftën Rusi-Ukrainë.

Postimi i Fatmir Mediut në Instagram:
Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:
Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.
Cfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Republikës, pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë
Cfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë cështje dhe situatë urgjentisht në NATO?
Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë
Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Serbia dhe Vucic po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë