Ndeshjes e Superligës mes Dinamos dhe Elbasanit ka prodhuar tension. Në pjesën e dytë nuk munguan incidentet në shkallët e stadiumit, ku të përfshirë ishin tifozët e të dy skuadrave.
Burime për Balkanweb bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa tifozë në komisariat.
Gjithashtu, janë dëmtuar edhe stolat, sakaq policia ka sekuestruar pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në incidente.
(J.S/BalkanWeb)