Tentohet grabitja e bankës së nivelit të dytë në Tiranë, autorët do hynin nga kanalet e ujërave të zeza

0
172

Dështon plani i grabitjes si nëpër filma në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Burime bëjnë me dije për ABC se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një bankë në bulevardin “Zogu i Parë” në kryeqytet.

Grabitësit kishin hartuar një skemë të të mirëmenduar për t’u futur në ambientet e bankës përmes kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme ndërkohë që autorët nuk janë identifikuar ende. /abcnews.al