Tentoi të dilte nga Shqipëria me para të padeklaruara, procedohet 47-vjeçari

0
2

Një 47-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të padeklaruara. 47-vjeçari është ndaluar gjatë kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

“U krye kontroll në çantën e shtetasit ku iu gjetën 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin 47 vjeç, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.