Tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës përmes ushqimeve, një person në pranga

0
136

Një person ka rënë në pranga pasi tentoi të fuste drogë në paraburgimin e Vlorës.

Mësohet se lënda narkotike është zbuluar pas kontrolleve të imtësishme të kryera nga autoritetet.

Droga ishte fshehur tek ushqimet dhe u gjet brenda në patate. Përkatësisht u zbuluan 380 gram hashash dhe një sasi kokainë. Ndërkohë policia është duke hetuar rastin.