Tentoi të fuste shishe vere kontrabandë, procedohet penalisht shoferi i autobusit në Vlorë

0
104

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë kanë ndaluar një autobus ku janë gjetur dhe sekuestruar kuti me shishe vere kontrabandë, me qëllimin për të hyrë në vendin tonë.

Autoritetet  doganore kaluan në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm, autobusin e drejtuar nga një 52-vjeçar me iniciale A.J. Gjatë kontrollit të autobusit, u gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Për qytetarin, i cili banon në Vlorë, ka nisur një procedim penal për veprën “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”