Tentoi të grabiste bankën në Korçë, autori dyshohet se ishte në gjendje të dehur! Si hyri me forcë dhe nxori telefonin për të filmuar?

0
2

Një i ri hyri forcërisht në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit te Korçës të shtunën në mbrëmje, ndërsa u largua menjëherë pasi sistemi i alarmit të bankës u aktivizua.

Pavarësisht se personi u kap nga kamerat e sigurisë ai ende vijon të jetë i paidentifikuar. Policia e Korçës po vazhdon hetimet për të identifikuar të riun që dyshohet se hyri me forcë në ambientet e bankës, duke mbajtur një celular në dorë që dyshohet se e ka përdorur për të bërë foto apo video.

Sipas të dhënave, kërkimet e policisë janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut. Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.

Nga ekspertimi i kamerave të sigurisë të bankës, ka rezultuar se i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës dhe pasi ka hyrë brenda, tek pjesa ku ndodhej bankomati ai ka përdorur telefonin për të bërë foto. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit të bankës, i riu është larguar brenda pak minutash, pa mbërritur policia. Ndërsa policia njoftoi se autori nuk ka marrë asgjë nga banka, burime nga grupi hetimor thanë se dyshohet që autori mund të ketë qenë në gjendje të dehur.