Tentoi të korruptojë Policinë për t’i shpëtuar testit të alkoolit, vihet në pranga 43-vjeçari

0
2

Policia Rrugore e Durrësit arrestoi në flagrancë një 43-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur (0.92 mg/l) dhe tentoi të korruptojë efektivët për të shmangur testin e alkoolit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Vllazërimi”. Ai akuzohet për “Korrupsion aktiv” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit.

Policia:

Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për të shmangur testin e alkoolit, u ofroi para punonjësve të Policisë, vihet në pranga 43-vjeçari.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. S.

Drejtuesi i automjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l.

Në përfundim të veprimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme