Tentoi të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet penalisht 31-vjeçari në Kakavijë

0
86

PKK Kakavije

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të dalë nga vendi ynë, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në zonën Schengen, procedohet penalisht 31-vjeçari.

Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë konstatuar një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit A. Xh., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi A. Xh. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, për ta lejuar këtë shtetas të kalojë kufirin, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm në zonën Schengen.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 31 vjeç, banues në fshatin Gali, Berat, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.