Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore pasi u kap i dehur në timon, pranga 55-vjeçarit

0
2

Është arrestuar një 55-vjeçar, i cili tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

Njoftimi:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.