Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë që t’i shmangej gjobës, procedohet 58 vjeçari

0
256

Në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë është ndaluar një 58 vjeçar nga policia e rrugores, i cili po drejtonte mjetin e tij. F.M., ka vazhduar t’i japë makinës edhe pse semafori ia ndalonte diçka të tillë.

Përvec kësaj ai u përpoq të korruptonte punonjësit e policisë. Për këtë ai është ndaluar dhe është proceduar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Policia bën me dije se ka shkuar në 70 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore Tiranë
Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Shkon në 70 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin me drejtues shtetasin F. M., 58 vjeç, pasi ka vazhduar lëvizjen gjatë kohës që semafori e ndalonte. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.