Tentoi të mbytej në plazhin e Teles, 60-vjeçari humb jetën gjatë dërgimit në spital

0
2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhi “Tale 1”, ku një persona rreth moshës 60-vjeç ka ndërruar jetë.

Policia njofton se shtetasi N.M., banues në Rrila fillimisht u nxorr i gjallë nga uji, por në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fatkeqësisht gjatë rrugës drejt spitalit ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.