Tentoi të përdhunojë një grua, arrestohet 39 vjeçari

0
150

Një 39 vjeçar në Pukë ka tentuar të përdhunojë një grua. Policia njofton se e ka arrestuar 39 vjeçarin  për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” .

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe”, thotë policia

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë./abcnews.al