Tentoi të përdhunonte 41-vjeçaren në Pogradec, arrestohet 46-vjeçari

0
231

Një 46-vjeçar me inicialet G. O., banues në Tiranë, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Pogradecit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura” mbetur në tentativë.

Prokuroria e Pogradecit ka shpallur në kërkim këtë shtetas, pasi më datë 7 Korrik ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçare pa pëlqimin e saj.

Njoftimi i plotë i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.