Tentoi të vetëdigjet me benzinë, i riu përfundon në spital

0
235

TIRANË- Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet pranë kthesës së Kamzës. Policia thotë se i riu ka lyer veten me benzinë dhe ka pësuar djegie.

Autoritete kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur transportimin e tij ne spitalin e djegies plastike në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet, të cilat e kanë detyruar të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem