Një 28 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë shtetasi D.S u arrestua paraditen e sotshme në bulevardin e Kasharit pasi tentoi të vidhte automjetin një notereje.
Sipas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga JOQ Albania shihet 28 vjeçari që godet noteren dhe bashkeshortin e saj.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e policisë për të nxjerrë nga makina G-Class autorin. Ky i fundit nuk u mjaftua me kaq por ka kundërshtuar me forcë edhe forcat policore të cilët në fund e vunë në pranga shtetasin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet.
Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.