Tentoi të vrasë kushëririn/ Parandalohet ngjarja kriminale

0
28

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në Kurbin. Për këtë është arrestuar 53-vjeçari Luan Farruku, i cili dyshohet se do të vriste kushëririn e tij.

53-vjeçari qarkullonte me motomjet pa targa, i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në kërkim të kushëririt të tij, të cilin e kishte kërcënuar për vrasje. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e rëndë dhe vuri në pranga autorin.

Gjatë operacionit, u sekuestruan një pistoletë, një thikë, motomjeti pa targa dhe municionet që posedonte 53-vjeçari. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e këtij rasti në Kurbin