Tentoi të vrasë me armë gjahu bashkëshorten, pranga 68-vjeçarit

0
2

Një 68-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi tentoi që të vriste me armë gjahu bashkëshorten e tij. Policia njofton se Xhabir Hoxhaj ka qëlluar dy herë me çifte ndaj bashkëshortes për ta vrarë, e ka goditur me grushte në fytyrë dhe më pas e ka dëmtuar me xham në qafë dhe shpatull.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, ndërsa 61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Njoftim i Policisë

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë  Vau i Dejës  pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës  po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin  autorit.

Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër  u bë kapja  e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë  i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie)  ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë   dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.

61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.