Tentoi të vriste Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, ekstradohet nën masa të rrepta sigurie nga Spanja Leonard Luzi

0
17

U ekstradua nga Spanja Leonard Luzi alias Leonard Sejno, i cili kishte organizuar dhe porositur Amarildo Nikollin për të vrarë shtetasit Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Vrasja nuk u krye pasi ekzekutori u arrestua në flagrance nga policia para se të kryente vrasjen.

Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit, u ekstradua Leonard Luzi alias Leonard Sejno, 47 vjeç, i lindur në Vlorë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Ky krim u parandalua nga Policia, pasi shtetasi Amarildo Nikolli u arrestua para se të kryente vrasjet.

Nikollit në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

 

Top Channel