Një 33-vjeçar u arrestua nga Policia e Fierit pasi tentoi të vriste me thikë një shtetase. Policia bëri të ditur arrestimin e shtetasit A.N 33 vjeç, banues në fshatin ZHupan, pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasen F. N., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi zyrtar nga Policia
Fier/ Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetase, arrestohet 33 vjeçari.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur kapjen dhe vënien në pranga të autorit të një plagosje të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zhupan, Fier.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pasi morën njoftim se në fshatin Zhupan ka ndodhur një plagosje me mjet prerës (thikë), afrohen dhe kapin në flagrancë shtetasin A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan. Ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasen F. N., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve procedurale Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier, arrestoi shtetasin A. N., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhenieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua 1 mjet prerës (thikë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.