Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.
Fillimisht 21-vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së tij tepër kritike është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Momentalisht 21-vjeçari po mbahet në jetë me ndihmën e oksigjenit dhe aparaturave të tjera të spitalit.
Abc