Tenton të arratiset nga burgu i arrestuari për vrasjen e vajzës nga Elbasani

0
1070

Ka tentuar të arratiset nga burgu Daniele Bedini, i akuzuar për vrasjen e vajzës shqiptare Nevila Prendit.

35 vjeçarja u gjet e pajetë pranë shtratit të lumit Parmignola më 5 qershor 2022.

Bedini kishte arritur të largohej nga burgu dhe ështrë ndaluar nga tre karabinierë të veshur civilë teksa po tentonte të merrte trenin në stacionin hekurudhor të Cuneos

Nuk është tentative e parë e arratisjes së Bedinit. Një muaj më parë kishte tentuar të largohej nga burgu I Spezias duke bërë çarçafët litarë. Por çarçafët nuk kanë arritur të mbajnë peshën dhe Bedini ka rënë në oborrin e burgut

Kjo është tentative e tretë e arratisjes së marangozit pasi ai tentoi të largohej dhe në momentin kur karabinierët u shfaqën në derën e banesës së tij dhe ai tentoi të largohej nga dritarja, informojne mediat vendase në Itali.