Tentuan arratisjen/ Dan Hutra dhe 3 të tjerët do kalojnë në regjim të posaçëm.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë kërkesë për të vendosur Dan Hutrën dhe tre të tjerët, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi në regjimin e posaçëm 41 Biss pasi tentuan të arratisen.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari, Hutra dhe tre të tjerët e kishin nisur planin pak para vitit të ri dhe donin që ta realizonin me hyrjen e Janarit. Ata kishin nisur të presin zgarësn e hekurit të dritares me mjete të improvizuara, por plani dështoi pasi autoritetet reaguan në kohë duke i kapur në flagrancë.