Dy shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhje në zona të ndryshme të Italisë, janë arrestuar nga Policia italiane.
Sipas medieve të vendit fqinj, dy shtetasit e arretuar shqiptarët janë përkatësisht të moshës 36 dhe 40-vjeç.Vjedhjet raportohet se kanë ndodhur më datë 3 dhjetor.
Ata kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë një shumë parash, ndërsa shumë pranë ka qenë një patrullë policie. Të dy tentuan të arratiseshin, por plani i tyre dështoi dhe ranë në prangat e karabinierëve.