Dy persona, babë e bir, të shpallur më herët në kërkim, janë arrestuar nga Policia pas një operacioni të zhvilluar në fshatin Grudë. Ata dyshohen si autorët e një plagosjeje të ndodhur më 20 korrik 2025 në sheshin “Prek Cali”.
Në pranga kanë rënë babai 43 vjeç, si dhe djali i tij 16-vjeçar. I ati akuzohet për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”, ndërsa i mituri për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta me një 33 vjeçar.