Merakto e janarit sapo ka nisur, por Premier League ishte një hap përpara rivalëve duke vënë në jetë goditje të bujshme. Pas Gakpo, shërbimet e të cilit i siguroi Liverpool, është radha e Chelsea për të siguruar një tjetër lojtar që shkëlqeu në Botëror, bëhet fjalë për Enzo Ferandez.
Mesfushori i Benfikës, i sapo shpallur kampion bote me Argjentinën e tij, kërkohet nga shumë klube të mëdha, por sipas mediave, Chelsea ka “djegur” të gjithë konkurrentët. Blutë jo vetëm do të paguajnë klauzolën e tij të largimit 120 milionë euro, por do të paguajnë më shumë se kaq, afro 127 milionë euro.
![Enzo Fernandez](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/01/enzo-fernandez-525x350.jpg)
Enzo Fernandez u shpall lojtari i ri më i mirë i Botëror, kaq ka mjaftuar që Chelsea të bëjë një çmenduri në tregun e transferimeve. Gjithnjë sipas mediave angleze, Fernandez pritet të firmos kontratën e re me Chelsea në orët në vijim për tu vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Potter.