Tërheqja e Mavrajt nga Kombëtarja, presidenti Duka: Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, jam krenar për djem si Mërgimi

0
214

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka reaguar pas vendimit të Mërgim Mavrajt për t’u tërhequr nga Kombëtarja.

mavraj-duka

Sipas kreut të FSHF-së, lajmet të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese. Duka i ka thurur elozhe Mavrajt, duke vlerësuar sakrificën e këtij të fundit.

POSTIM I DUKËS:

Sot u njoha me vendimin e Mergim Mavraj për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese.

Gjithmonë me këmbë në tokë, i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e skuadrës dhe një lider plot edukatë, kështu e risjell gjithmone ne mendje Mërgimin që nga viti 2012, kur nisi rrugëtimin e tij kuqezi. Këto tetë vite u kulmuan me kualifikimin në #EURO2016, arritje me të cilën ai e ka vendosur emrin në faqet më të arta të historisë së futbollit.

Jam krenar për djem si Mërgimi, të cilët kombëtaren e kanë konsideruar si gjënë më të shenjtë. Siç u shpreh edhe ai sot, çdo gjë e ka një fund dhe vitet mbi supe kanë peshën e tyre.

Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tij për Kombëtaren kuqezi, dua t’i uroj shumë suksese Mërgimit në të ardhmen dhe sa më shumë mbarësi.

Duka-Mavraj

PANORAMASPORT.AL