Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda

0
95

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës ka konfirmuar se një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pranë zonës Kyllini të Greqisë.

Epiqendra e tërmetit, që u regjistrua me orën lokale 20:34 ndodhet në një zonë detare 17 kilometra në jug të Kyllinit, raportojnë mediat greke.

Lëkundja, edhe sipas EMSC, ishte me magnitudë 4.9 e shkallës Rihter.