Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot në Oqeanin Paqësor, në juglindje të Kaledonisë së Re në ishujt Loyalty.
Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhet 428 kilometra në lindje të Noumea dhe thellësia fokale vlerësohet në 30 kilometra.
Një pasgoditje me magnitudë 6.5 goditi 20 minuta më vonë, sipas USGS.
Qendra për paralajmërimin e cunamit ka lëshuar një paralajmërim për rrezikun e valëve sizmike të detit, të cilat “ka gjasa” të arrijnë një rreze deri në 1000 kilometra rreth epiqendrës.
/abcnews.al