Tërmet i fuqishëm në Papua Guinea e Re, panik te banorët

0
73

Një tërmet i fuqishëm tronditi zonën e Papau Guinea e Re duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik te banorët.

Lëkundja me magnitudë 7.6 Rihter u regjistrua pranë rajonit të Madang dhe për shkak të saj shumë banorë që jetonin pranë zonave detare u larguan nga frika e ndonjë tsunami.

Lëkundja fillestare u pasua nga dhjetëra tërmete më të vegjël, ndërkohë që alarmi për tsunami u fashit pas disa orësh.