Tërmet në Kretë, ku ishte epiqendra

0
87

Një tërmet tjetër ka goditur mëngjesin e kësaj të diele në Kretë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 07:36 të mëngjesit.

Thellësia fokale, sipas Institutit Gjeodinamik, ishte 19.6 km. Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit ndodhet 6 km në juglindje të Tympaki Heraklion.

Tërmeti i ri vjen pak dit pas tërmetit 5.1 ballë i shkallës rihter që ndodhi sërish në këtë zonë duke shkaktuar panik te banorët./abcnews.al