Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u shënua pak pas mesditës në Napoli.
Tërmeti me epiqendër pranë Bacolit në zonën e Campi Flegrei, kishte thellësi rreth 5 km. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në 40 vitet e fundit në këtë zonë, sipas mediave italiane.
Pas tërmetit kryesor u regjistruan disa paslëkundje.