Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar pak minuta më parë në Evia.
Mediet greke bëjnë me dije se lëkundjet kanë qenë të forta dhe se tërmeti është ndjerë deri në Atikë.
Thellësia fokale e tërmetit është 5 km, ndërsa epiqendra 8 km në lindje në juglindje të fshatit Zarakes në Evian jugore.
Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që ndodh në Evia në 24 orët e fundit
Në mëngjes Evia u trondit gjithashtu nga një tërmet me magniutidë 4.7 Rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti ka ndodhur në orën 22:06 me orën lokale.
“Nuk prisnim të ndodhte tërmet në këtë zonë. Duket si një shkarje e vogël, por me të dhënat e tanishme nuk mund ta caktojmë sa. Pritet që me kalimin e ditëve dhe me mbledhjen e të dhënave të tjera të zbulojmë edhe rrethanat e këtyre tërmeteve të papritur në Evia”, tha ai për mediat lokale.
Gjatë javëve të fundit është Turqia është përballur me tërmete të ngjashme, madje edhe më të fortë, gjë që mund të tregojë se ka një lidhje mes tyre, por Tselentis e mohon këtë.
“Nuk shoh ndonjë lidhje mes tërmeteve në Anadoll dhe atyre në Greqi tani. Nuk janë e njëjta linjë thyerje e pllakave të tokës”, shprehet ai.
Më herët, sizmiologu i njohur grek, Dr. Gerasimos Papadopoulos tha për “Protothema” se tërmeti i sotëm ishte “njoftuar” nga disa tërmete të tjera më të vogla, të cilat kishin filluar që prej tetorit të këtij viti, ndërsa i gjithë rajoni, përfshi Turqinë, si edhe Shqipërinë në veri, është përfshirë nga një shtim i aktivitetit sizmik gjatë viteve të fundit.
Turqia është goditur nga disa tërmete të fuqishme gjatë viteve të fundit, ashtu si edhe Greqia dhe Shqipëri, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima.
“Është e rëndësishme të theksohet se aktiviteti sizmik në këtë zonë ka nisur që në tetorin e kaluar me shumë tërmete me magnitudë më të vogël ku më i madhi ka ndodhur dje më 28 nëntor me magnitudë 3.3 Rihter. Pra tërmeti i mëngjesit prej 4.8 Rihter do të thoja që ishte “njoftuar” nga një seri tërmetesh që zgjatën për dy muaj. Kështu që ne shkencëtarët do të duhet të marrim parasysh këtë histori të dy muajve të fundit për të parë nëse ky tërmet është kryesori apo jo. Do të duhet të presim disa ditë për të pasur një mendim më i vendosur”, tha ai. /abcnews.al